Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare me 6 interpelanca në rendin e ditës.
Kështu, sipas rendit të ditës seanca pritet të zhvillojë interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Po ashtu, në rendin e ditës është edhe interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkuar po nga deputetë të PD.
Së treti, parashikohet mbajtja e interpelancës urgjente me Kryeministrin Edi Rama kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
Seanca parashikon edhe interpelancë me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti si dhe me interpelancën e kërkuar nga deputeti Gjin Gjoni.
Interpelanca e fundit është me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
Rendi i ditës pritet të vijojë me projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Polonisë, për sigurimet shoqërore”, projektligjin “Për nënproduktet me origjinë shtazore”.


