Kuvendi do të mblidhet mëngjesin e së premtes në seancë të posacme për ish zv-kryeministrin Arben Ahmetaj.
Konferenca e kryetareve e pershpejtoi, seanca e se hënës, duke vendosur që ajo të mblidhet nesër në 10:00.
Një ditë më parë, PS e PD ranë dakord në Këshillin e Mandateve që t’i hapin rrugë kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.
Ahmeta akuzohet nga Prokuroria e Poscame për tre vepra penale, si korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurive dhe pastrimi i parave.
Hetimet ndaj tij për rolin në çështjen e inceneratorëve nxorrën në pah lidhjet e ngushta me dy sipërmarrësit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përfituesit e koncensioneve të trajtimit të mbetjeve në Elbasan, Fier e Tiranë.


