Ky është numri i personave që janë të prekur nga diabeti!

Mos i humb

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në katër vitet e fundit, numri i qytetarëve të identifikuar në fazën paradiabetike ka arritur në 73,000.

Paradiabeti është faza e parë e diabetit dhe sipas mjekëve, ajo është një shenjë paralajmëruese e kësaj sëmundjeje të rëndë. Paradiabeti ndodh kur niveli i glukozës në gjak ose niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalja, por nuk është aq i lartë sa të konsiderohet diabet.

Shenjat e Paradiabetit

Diabeti zhvillohet shumë gradualisht, kështu që kur jeni në fazën e paradiabetit, mund të mos keni fare simptoma mjekësore.

Megjithatë, mund të vëreni se:

Ndjeni uri më tepër se zakonisht

Jeni duke humbur peshë, pavarësisht se hani më shumë

Jeni më të etur se zakonisht

Ju duhet të shkoni më shpesh në banjë

Ndiheni më të lodhur se zakonisht

Të gjitha këto janë shenja tipike të lidhura me diabetin, prandaj nëse jeni në fazat e hershme të diabetit, mund t’i vini re ato.

Por lajmi i mirë është që paradiabeti është i kthyeshëm nëse merren masat e duhura.

Mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, kolesteroli i dëmshëm, tensioni i lartë janë çka duhet të përmirësoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit