Ky është televizioni që shikohet më shumë në Kosovë!

Mos i humb

Televizioni është burim i rëndësishëm i informimit gjithandej botës. Edhe tek ne në Kosovë, televizioni ndiqet në masë të madhe ose thënë populloqe (s’ka shtëpi pa televizion).

Nëse një mjet kaq i fuqishëm i informimit është pjesë e pandashme e jetës tonë, atëherë gjithmonë ekziston edhe pyetja se cilat janë televizionet me të shikueshme.

Sipas hulumtimit të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, i cili nxjerr rezultatet se cilat janë televizionet më të ndjekura në Kosovë.

Në pyetjen e hulumtimit “ju lutem na thoni cilin kanal televiziv e pëlqen më së shumti”, vendin e parë e ndajnë dy televizione, Klan Kosova dhe RTK-ja me nga 22 për qind.

Befasisht, në vendin e dytë, si televizioni i tretë renditet RTV Dukagjini me 16 për qind.

Më pas vijnë RTV 21 me 13 për qind, KTV me 12, T7 me 5, Tribuna dhe Rrokum me 1 për qind, etj.

Duhet thënë se hulumtimi është bërë më 1 korrik të këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit