Ky kanton, nga sot ka regjimin më të rreptë të maskave në Zvicër

Mos i humb

Në kantonin e Bernës, detyrimi për vënie të maskës, duke filluar nga sot do të zbatohet në dyqane, stacione treni dhe shumë ambiente të tjera të arritshme për publikun.

Qeveria e Kantonit po reagon në këtë mënyrë ndaj numrit në rritje të rasteve të koronavirusit, shkruan Agjecia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

Për një kohë të gjatë, kantoni i Bernës ishte nën mesataren e vendit sa u përket infeksioneve me koronavirus.

Por kohët e fundit ddhe këtu kishte gjithnjë e më shumë infeksione.

Për këtë arsye, këshilli qeveritar ka vendosur javën e kaluar për zgjerimin e detyrimit të vënies së maskave edhe në ambiente ku më parë nuk parashikohej.

Kështu, maskat për mbrojtje të gojës dhe hundës, duke fillöuar nga e hëna, duhet të vihen  pothuajse në të gjitha hapësirat e brendshme në të, cilat ka qasje publiku.

Këtu perfshihen:

Dyqanet dhe qendrat tregtare
Stacionet e trenit
Zyrat postare
Muzetë, teatrot dhe bibliotekat
Ndërtesat e administratës
Objektet e kultit

Në restorante, mysafirët lejohen të heqin maskën vetëm pasi të jenë ulur në tavolinë.

Si një masë e mëtejshme për të frenuar koronavirusin, qeveria ka vendosur që mysafirëve në bare, klube dhe restorante t`u kërkohet të ulen.

Për më tepër, numri i mysafirëve në bare, klube dhe diskoteka është i kufizuar: maksimumi 300 njerëz lejohen të qëndrojnë në këto ambiente në të njëjtën kohë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit