Ky zv/ministër kundër idesë së Thaçit dhe Hazirit për shkëmbim territoresh

Mos i humb

Edhe Burim Ramadani ka dalë kundër idesë së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve me Serbinë. Në këtë formë, ai ka përkrahur Kryeministrin Haradinaj dhe kundërshtuar Presidentin Hashim Thaçi i cili e la të hapur temën e shkëmbimit të territoreve, ide e cila ishte nisur nga Nënkryetari i LDK- së, Lutfi Haziri

Burim Ramadani, Zv/ministër i FSK-së, ka thënë se idetë për ndarje territoresh mes Kosovës dhe Serbisë janë mendësi e së kaluarës.

Ai thotë se zgjidhjet e konflikteve përmes metodave johumane janë tragjike dhe kjo, sipas tij, është dëshmuar si e tillë në rajone të ndryshme gjithkah nëpër botë.

“Kosova është pajtuar dhe implementon me sukses të dukshëm modelin e demokracisë pushtet-ndarëse (modelin e teorizuar nga Arendt Lijphart në vitet e 1960ta). Model ky që funksionon në bazë të përfaqësimit jo-proporcional të komuniteteve pakicë. Secili model tjetër (shkëmbin territoresh, ndarje territoriale, deportimi, hegjemonia, federalizmi apo të tjera) është më pak demokratik dhe shkelë të drejtat e liritë themelore të njeriut”, theksoi ai përmes një postimi në Facebook.

Ramadani ka thënë se për këto arsye, “Kosova s’ka nevojë fare për ide rreth modeleve tjera”.

“Kosova vetëm duhet të njihet kështu si shtet, që ekziston. Sepse, ekziston. Sepse, funksionon. Asgjë më pak”, u shpreh Ramadani.

Kundërshtimi i Ramadanit është në të njëjtën vijë me Ramush Haradinajn, i cili doli kundër idesë se Lutfi Hazirit për shkëmbim territoresh me Serbinë.

Mirëpo, Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi e ka pranuar publikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Kur kishte komentuar kërkesën e Lutfi Hazirit për të shkëmbyer Luginën e Preshevës me Veriun, Presidenti kishte premtuar se do ta trajtojë seriozisht këtë ide.

Ditë më parë, Ramush Haradinaj e përmendi luftën nëse dikush tenton t’i prekë tokat e Kosovës. Haradinaj kërcënim të tillë kishte dhënë edhe për demarkacionin me Malin e Zi, por në fund e kishte përkrahur e votuar të njëjtin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit