La Repubblica: Kampet në Gjadër do të jenë gati në Nëntor

Mos i humb

Synimi i qeverisë italiane për hapjen e kampeve të emigrantëve në Gjadër ishte që këto objekte të hapen deri më 20 maj të këtij viti. Megjithatë, duket se ky synim nuk do të realizohet, sipas të përditshmes italiane La Repubblica, që si afat jep datën 10 nëntor.

Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e para dhe po kryhen inspektimet të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë. Është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, pasi do të duhen edhe më shumë muaj punë.

Sipas medias italiane, kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliardë euro në pesë vjet.

Në ditët në vijim, Ministria e Brendshme italiane do të shpallë tenderin 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Në shqyrtim janë ofertat e tre kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrëse.

Një nga tre strukturat e planifikuara do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Pas zbarkimit që do bëhet në Shëngjin, emigrantët do të spostohen në dy strukturat e tjera që po ndërtohen në Gjadër.

I gjithë perimetri do të rrethohet nga një mur afro 7 metra i lartë që do të shërbejë për të rritur sigurinë, pasi fare pranë kampit ndodhen edhe banesat e fshatit Gjadër dhe Kakarriq.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit