Labinotë Demi-Murtezi i bashkohet Vetëvendosjes

Mos i humb

Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar, Labinotë Demi-Murtezi , ish-deputete në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për kalimin e saj në këtë subjekt politik e ka bërë të ditur kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Labinotë Demi-Murtezi është letrare dhe albanologe, ka përfunduar Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës. Ajo u anëtarësua në Lëvizjen tonë. Me prejardhje është nga Gjilani ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme (mjekësi e përgjithshme)”.

“Vazhdimisht është kyçur në jetën publike, me aktivitete kulturore e shkollore si nxënëse, me ç’rast ka qenë edhe kryetare e të gjitha shkollave të mesme të qytetit. Pastaj, si studente ka qenë aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave. Ka marrë pjesë në disa kurse e trajnime specialistike, ka qenë asambliste e Kuvendit Komunal në Gjilan, Drejtore e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e mandej edhe deputete në legjislaturën e kaluar të Kuvendit. Znj. Labinote dëshiron të kontribuojë për daljen nga kriza e shtetit dhe për ndryshimet progresiste të cilat i sheh të mundshme vetëm me VETËVENDOSJE!-n e të domosdoshme për Kosovën”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Labinotë Demi-Murtezi ka qenë pjesë e Partisë së Drejtësisë, parti kjo nga e cila ishte larguar në vitin 2017.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit