Laçi, nën pushtetin e inerteve/ Qyteti ku nuk po fshihen gjurmët e tërmetit

Mos i humb

Kjo është ajo çfarë ka mbetur në lagjen numër katër të qytetit të Laçit, pas shembjes së pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pamja që të ofron qyteti është e trishtë, pallate të bëra gati për t’u shembur apo grumbuj inertesh të ngjajnë si një zonë e sapodalë nga lufta.

Banorët tashmë kjo pamje i shoqëron prej muajsh, ata janë me shpresën se një ditë do të jetë ndryshe, shtëpitë do t’u ndërtohen dhe do t’i rikthehen jetës normale. Inertet apo dhe pallatet që akoma nuk janë shembur përbëjnë një rrezik, pasi nuk mungojnë ata të cilët nga pamundësia kërkojnë të nxjerrin hekura që më pas t’i shesin

pasojat e tërmetit të nëntorit duket se do të vijojnë për një kohë të gjatë edhe në Laç dhe banorët do të vijojnë të bashkëjetojnë me inertet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit