LAJM I FUNDIT/ Aksident në Korçë-Kapshticë, plagosen tre vajza

Mos i humb

Një aksident ka ndodhur sot në aksin nacional Korçë-Kapshticë ku kanë mbetur të plagosura tre shoqe. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 në Bitinckë.

Sipas policisë, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe dy vajzat që ishin pasagjere.

Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës dhe ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit