Lajm i keq për vizat, këto janë shtetet kundër liberalizimit

Mos i humb

Më shumë se dhjetë shtete të Bashkimit Europian janë kundër liberalizimit të vizave për kosovarët.

Kosova po merr goditje të fortë nga një numër i madh i shteteve të Bashkimit Europian në fazën e fundit të procesit të liberalizimit të vizave. Në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën.

Edhe ministrja Dhurata Hoxha ditë më parë ka bërë të ditur për “Zërin” se vendimi për heqjen e vizave mund të mos merret këtë vit.

Pritjet e qytetarëve të Kosovës kanë qenë që këtë vit të paktën të merret vendimi për liberalizimin e vizave për zonën Schengen.

Megjithatë, kjo nuk pritet të ndodhë pasi procesi i vendimmarrjes në kuadër të Bashkimit Europian është bllokuar për shkak të hezitimit të shumë shteteve anëtare të këtij unioni. Në takimin e fundit të mbajtur nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, i njohur si COREPE, është dëshmuar se 12 ose 13 shtete të BE-së ende hezitojnë ta mbështesin një vendim të tillë.

Se vendimi nga institucionet e BE-së mund të mos merret gjatë këtij viti e ka konfirmuar ditë më parë edhe ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit