Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra njeh pensionet

Mos i humb

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja  për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore në bashkëpunim me qeverinë Zviceriane.

Marrëveshja u nënshkrua mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimi ka falënderuar shtetin e Zvicrës për të gjithë ndihmën ndaj Shqipërisë duke u shprehur se 2 mije shtetasit shqiptare që punojnë rregullisht në Zvicër, tashmë do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.

Ndërkohë  Berset e ka konsideruar këtë një hap të rëndësishëm.

“Jam i kënaqur që jam sot këtu dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona përmes kësaj marrëveshjeve. Është hap i rëndësishëm duke sjellë të mira për të dyja vendet tona. Pata një takim edhe me zëvendëskryeministrit ku u zotuam për të punuar brenda Këshillit të Sigurimit.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Reagimi i Ramës:

🇦🇱🤝🇨🇭Njohja e ndërsjelltë e sigurimeve shoqërore

✍️Nënshkrimi i Marrëveshjes Kuadër në fushën e mbrojtjes shoqërore mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset🤝

🇦🇱📑Shtetasit shqiptarë që punojnë rregullisht në Zvicër, do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive😊

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit