Lajm jo i mirë për qytetarët, rritet çmimi i bukës dhe drithërave

Mos i humb

Çmimi i bukës dhe i drithërave është shtrenjëtuar në Kosovë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë kësaj jave, çmimi i bukës dhe drithërave është rritur në muajin shtator.

Përveç çmimit të bukës dhe drithërave, rritje në çmim është shënuar edhe në produkte të tjera ushqimore, si: peshku, qumështi, pijet joalkoolike etj…

Ndërkaq, sipas këtij raporti të ASK-së, gjatë muajit shtator të këtij viti ka shënuar rënie çmimi i veturave në vend./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit