Lajmi i Fundit: Polica arreston Gjuriqin

Mos i humb

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç.

Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar përkundër se autoritetet kosovare i kanë ndalur hyrjen.

Gjuriçin policia po e sjell nën pranga në Prishtinë.

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën pa leje nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit