Lame flet për ‘mafian e pronave’ dhe atentatin ndaj Ndojas: E vodhën Shqipërinë, tani hanë njëri-tjetrin

Mos i humb

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka folur së fundmi për çështjen e pronave dhe për ‘ndarjen e tokave’ që mendohet të ketë sjellë edhe atentatin ndaj prokurorit Ndoja, ku mbëti i plagosur ky i fundit, Landi Muharremi dhe shoferi Andi Maloku.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Lame tha se çështja e ndarjes së tokave në Shqipëri ka marrë fund dhe ka filluar mbivendosja, pasi Shqipëria është vjedhur dhe ndarë që në vitin 1991.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tha se kjo që po ndodh tashmë është si ajo shprehja ‘mbaroi Shqipëria së vjedhuri dhe po detyrohemi të “hamë” njëri-tjetrin’.

“Në 91 u prish kooperativa dhe këta ndanë tokën e kooperativës. Absurdi është që teorikisht tokat e kooperativës ndahen edhe sot. Ndanë kooperativën 2-3 vitet e para me të famshmet AMTP. Pasi nuk kishte me tokë rrinin te kafja e fshatit dhe mendonin ore ca ka tjetër për të ndarë? Gjejmë kodrën e penelit, kodër e pafrytshme, hajde e ndajmë.

Gjejmë edhe 2–3 veta nga fshati edhe ndajmë. Ata tre veta merrnin nga një 5 leksh, toka rishitej edhe iku. Vajtën 97, 98, 2000, u ndanë të gjitha tokat mbaruan. Ca ka mbetur akoma, po është kjo zona e pyllit këtu. Pylli nuk lejohej të ndahej sepse nuk ishte i kooperativës. Atëherë u mblodhën dhe i ndërruan pyllit statusin në këshillin e qarkut nga pyll në tokë bujqësore. Iu jepej toka fshatarëve pastaj menjëherë rishitej,”– tregoi Lame më tej.

Një ditë më parë u bë e ditur se dosja e vjedhur nga kasaforta e Prokurorisë së Durrësit disa kohë më parë, si edhe dosja pronave të gjykatësit të vrarë disa vitë më parë, Skerdilajd Konomi janë gjetur në në bagazhin e makinës ku ndodhej prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, ditën që iu bë atentati.

Vetë Ndoja u shpreh se dosjet e gjetura nuk janë ato të vjedhura nga Prokuroria por të një studioje ligjore të cilën e drejton vetë ai ku ofron konsulencë ligjore. Ende nuk është vërtetuar përmbajtja e dosjeve por nëse vërtetohet që janë t ëish-gjyqtarit Konomi, atëherë atentati i Ndojas do të shkonte drejt zbardhjes.

Ndërkohë në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është lënë në burg Redjan Rraja, i cili u arrestua teksa udhëtonte drejt Malit të Zi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit