“Astronautët Robert ‘Bob’ Behnken dhe Douglas ‘Doug’ Hurley hynë sot në një karantinë para fluturimit ndërsa përgatiten për t’u nisur në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në bordin e mjetit Crew Dragon të SpaceX si pjesë e misionit Demo-2 të SpaceX”, thuhet në një deklaratë.
Misioni i planifikuar për lançim më 27 maj nga Qendra Hapësinore Kennedy (KSC) e NASA-s në Florida do të jetë misioni i parë me ekupiazh për automjetin si dhe misioni i parë me ekuipazh në orbitë që nga përfundimi i programit të NASA’s Space Shuttle në 2011.
Procesi i karantinës para lançimit zyrtarisht njihet si “stabilizimi i shëndetit të ekuipazhit të fluturimit”, për të siguruar që astronautët të mbeten të shëndetshëm dhe të mos mbajnë ndonjë sëmundje ngjitëse në stacionin hapësinor.
NASA sqaroi se megjithëse njerëzit globalisht ishin nën forma të ndryshme karantine për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), kufizimet e reja të astronautëve janë standarde.


