Lançohet sistemi më i ri informativ për tregun e punës në Kosovë

Mos i humb

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lansuar sot projektin “Sistemi Informativ i Tregut të Punës” në bashkëpunim me UNDP, i përkrahur nga Projekti për Punësimin e të Rinjve (EYE).

Ky projekt ka për qëllim të sigurojë informacione lidhur me punësimin dhe karrierën për studentët, të papunët, punëkërkuesit, prindërit, si dhe këshilltarët për karrierë duke mbledhur një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, që do të ofrojë informacione të përditësuara mbi trendin dhe tendencat në tregun e punësinë Kosovë.

Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, theksoi se ky sistem do ndihmojë në orientimin e të rinjve në karrierë dhe ta zbus papunësinë në vend.

“Mungesa e një sistemi të tillë ka sjell vështirësi, ku ne si ministri kemi të regjistruar mbi 95 mijë si punë kërkues, ndodhë që shpesh bizneset ankohen që nuk kanë kuadro profesionale të punës. Ky sistem tani mundëson të dhëna reale për një afat të shkurt. Ky sistem po prezanton procesin e punës, këto të dhëna do të na ndihmojnë neve për ngritjen në karrierë që është etike për vendin, dhe vendi mund ta zbus papunësinë. Ne që e konsiderojmë etike është arritja e karrierës profesionale tek të rinjtë, dhe ky proces do të na ndihmojë shumë që të rinjtë në baza shumë të shpejta të kenë zhvillimin e teknologjisë, ne duhet të jemi në hap me të gjitha këto të reja siç është projekti i sotëm që përbëhet në bazë të saj”, tha Reçica duke shtuar se ministria është duke punuar edhe në projektet tjera për digjitalizim.

“Ne jemi në rrugë të mirë me projektin e digjitalizimin e benficioneve dhe pensioneve, shërbimeve sociale dhe në projektin për digjitalizimit të inspektoratit të punës.Inkuadroj të gjitha Institucionet e vendit të jenë pjesë e këtij projekti pasi është mundësi gjithëpërfshirës”, u shpreh ministri Reçica.

Ndërsa, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvose u shpreh se të dhënat që do hyjnë në këtë sistem padyshim do kontrollohen nga administrata publike.

“Fuqia e informatës dhe qasja më e lehtë e mbledhjes së të dhënave është domosdoshme. Në vitin 2017, bota ka prodhuar më shumë të dhëna se sa në tërë vitet e tjera. Jam 100 për qind e sigurt se ky sistem do jetë një mjet i mirë për tregun e punës. Nëse kthehemi në tregun e punës e shohim se shumë gjëra po ndryshojnë. Të rinjtë është mirë të kuptojnë se cilat profesione na nevojiten në Kosovë. Për të ndryshuar një kurrikulë duhet shumë kohë, pra duhet të dimë se çfarë lloj përparime na presin në të ardhmen. Të dhënat që do hyjnë në këtë sistem padyshim do kontrollohen nga administrata publike”, ka thënë Roccasalvo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit