Landfilli i ri ilegal i Kavajës/ Bashkia i vë zjarrin plehrave buzë rrugës së Spillesë

Mos i humb

Nëfshatit Bago në Spille, ku është ngritur një landfill i jashtëligjshëm nga Bashkia e Kavajës, ku me djegien e qindra tonelatave mbeturinash, është shkaktuar një katastrofë mjedisore.

Nga ky vendgrumbullim i plehrave situata është dramatike në këtë fshat, ku e gjithë zona është e ‘pushtuar’ nga tymi por edhe nga era e keqe, ndërkohë që gjithçka ndodh në mes të sezonit turistik.

Në këtë fshat që shtrihet mes Plazhit të Gjeneralit dhe Spillesë, kundërmon era e keqe, ndërsa pirgjet e mbetjeve shihet se digjen nga zjarri që i vendoset kryesisht natën.

Banorët dhe turistët e kësaj zone janë shprehur të shqetësuar nga situata në fjalë, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga Bashkia e Kavajës.

Kjo e fundit pohoi se në territorin në zotërim të saj nuk ka asnjë landfill.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit