LDK: Shpend Ahmeti as që kujtohet më për Komunën e Prishtinës

Mos i humb

Grupi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, në një konferencë për medie, ka kritikuar qeverisjen komunale, duke thënë se kryetari Shpend Ahmeti nuk është i fokusuar aspak në menaxhimin e komunës.

Duke diskutuar në lidhje me raportin financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën janar-dhjetor 2018, asamblisti Shefqet Osmani, tha se qytetarëve të Prishtinës po u mungon qeverisje e mirëfilltë.

“Bazuar në raportin financiar, çështja  më skandaloze është bartja e mjeteve nga vitit 2018. Këtë fakt e mbështesim në buxhetin e vitit 86 milionë euro. Në periudhën raportuese komuna e Prishtinës ka shpenzuar rreth 61 milionë euro. Mbetja e buxhetit për bartje për vitin 2019 është mbi 25 milionë euro. Këto bazohen në raportin. Reagimi ynë është se qytetarëve të Prishtinës po u mungon një qeverisje të mirëfilltë. Prishtinës i mungojnë 7 institucione shkollore, nuk janë investuar mjete në rrjetet e kanalizimeve, nuk janë investuar mjete për furnizim me ujë të pijshëm. Nuk janë shfrytëzuar mjetet e subvencioneve. Pra, rreth 530 mijë euro të kodit të subvencioneve, kjo nuk do koment”, tha ai.

Komuna është dëmtuar sipas tij pesë për qind nga mjetet e inkasuar. Rreziku më i madh është nga proceset gjyqësore të iniciuara nga qytetarët e Prishtinës.

“738 lëndë janë vetëm në vitin 2018, dukuri shqetësuese është numri i të punësuarve, mbi 100 persona në kontratë mbi vepër”, ka thënë Osmani.

Mes tjerash, ai tha se kryetari nuk është i fokusuar aspak në menaxhimin e komunës.

“Shpend Ahmeti ka kaluar në nivel shumë më të lartë, nuk dëgjon më për komunën”, ka thënë Osmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit