Letra e një vajze shkruar djalit që tentonte ta mashtronte!

Mos i humb

Letra e një vajze shkruar djalit që tentonte ta mashtronte!

O vëlla, nëse të dukem princeshë në syrin tënd, më lejo të shoh kalorësin tek ti…
Më lejo të besoj se ende burrëria gjendet në mesin e djelmoshave tanë…
Apo atë e mbani vetëm në takimet zyrtare, në dhomën e gjumit, në kolltukë dhe në rastet e gjuajtjes së vajzave të marra.
Unë jam sikurse motra jote, mendoj se këtë nuk ia dëshiron motrës tënde apo ajo këtë e ka të ndaluar, ndërsa unë të lejuar?!

Apo ajo është beqareshë e shtrenjtë tek ti, kurse unë nuk jam sikurse ajo?!
Largohu zotëri i nderuar sepse femra fisnike nuk është e kënaqur që ti ta shohësh kështu dhe nuk mendoj se një burrë fisnik është i kënaqur të më shohë të përbuzur dhe pa vlerë. Ruaje fytyrën tënde dhe mbështetu tek Allahu dhe nëse koha jote është lojë dhe shfrenim, dije se koha ime është e artë.
Nëse dita e djeshme të ka kaluar, e sotmja është në duart e tua, veç sa nuk ka mbledhur letrat dhe po shkon.
Të mbetet dita e nesërme, mos u dëshpëro për të kaluarën sepse ajo nuk kthehet, e as për të sotmen sepse ajo po ikën, ëndërro diellin e ditës së nesërme për një ditë të bukur.

Përktheu: Valdet Kamberi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit