“Let`s Do It Kosova” punon vrullshëm për largimin e mbeturinave

Mos i humb

Organizata joqeveritare “Let`s Do It Kosova”, përmes një video të shkurtër ka përmbledhur të gjithë aktiviteti tre mujor në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. Fushatë kjo e cila rezultoi të ishte mjaft e suksesshme për shkak të numrit të madh të mbeturinave dhe deponive të larguara.

Pas punës së bërë nga Let`s Do It Kosova, e sidomos në kuadër të fushatës së mbajtur nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor të vitit të kaluar, Kosova është zgjedhur të jetë koordinatorja e Ditës Botërore të Pastrimit për dy vite.

Për tre muaj sa ka zgjatur fushata “Ta pastrojmë Kosovën”, janë larguar rreth 900 deponi ilegale dhe mbi 30 mijë tonë mbeturina. Ndërsa në pastrim, Let`s Do It Kosova, ka arritur të mobilizojë mbi 1965 njerëz në mbarë vendin.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit