Lëvdatat e Haradinajt për Vuçiçin shpërndahen në mediet serbe

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë disa deklarata për homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç, duke thënë se ai po punon shumë për popullin e tij serb. Haradinaj ka thënë se Vuçiçin vetëm e ka parë, por nuk ka folur me të.

Haradinaj ka thënë se respekton secilin që lufton për popullin e tij.

“Ndaj meje mund të jetë i keq, por nëse është i mirë për popullin e vet, unë e respektoj këtë. Ai që ka sukses në udhëheqjen e vendit të vet, popullin e vet drejt synimeve të mira, unë e respektoj, shihet që Vuçiq ka bërë mjaft, shihet pozicioni i Serbinë në raport me Komisionin Evropian dhe përparimi i saj. Ne të tjerët në rajon po vonohemi, Serbia po përparon”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj këto komente i ka bërë në emisionin “Slobodno Srpski” në Kosovë, por intervista e tij është transmetuar edhe në mediat e Beogradit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit