Lëvizja Bashkë proteston para Parlamentit kundër rritjes së pagave të ministrave

Mos i humb

Aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit kundër rritjes së rrogës së deputetëve. Sipas Arlind Qorit, rroga e një deputeti do të jetë sa 39 pensione minimale.

‘Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz halabakë.

Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash i kemi sot pronarë të mëdhenj.

Pushtetin ia kanë marrë popullit. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Ky është skandal i padëgjuar ndonjëherë në asnjë lloj vendi.

Paga bazë e deputetit në Itali është 5 mirë euro. Ata që na qeverisin nuk duan që t’ja dinë për popullin.

Kur shkon puna për paratë ata janë bashkë.’- u shpreh Arlind Qori.

Para ambienteve të Kuvendit aktivistë të ‘Lëvizjes Bashkë’ po protestojnë kundër rritjes së pagave të deputetëve.

Gjatë protestës aty pranë ka kaluar edhe ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është ‘sulmuar’ nga protestuesit me ‘tufa parash’ false. ‘Hajdut, hajdut’ dëgjohen të thonë protestuesit.

Ish-ministri u kthye duke thënë se ‘Pagat në 2025 rriten me 100%!’.

Po në këtë mënyrë ata sulmuan edhe deputetin Vullnet Sinaj. Ky i fundit u shpreh se ka 6 vite që nuk e merr rrogën e deputetit e shtoi se ‘po’ është dakord që pagat e tyre të rriten.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit