Lëvizje në Policinë e Shtetit, shkarkohet drejtori në Durrës, ja kush e zëvendëson

Mos i humb

Lëvizje në Policinë e Shtetit. Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë Durrës Alfred Çepe. Referuar burimeve nga Policia, gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu, prezantimi i të cilit do të bëhet sot.

Shehu me parë mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA. Në ditët në vijim priten lëvizje të tjera në rang drejtuesish dhe shefa komisariatesh.

Pak ditë më parë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ndryshuan drejtori i policisë rrugore dhe drejtori i policisë Lezhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit