Lëvizte me pistoletë nëpër qytet, pranga të riut në Vlorë

Mos i humb

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga pasi u kap me pistoletë.

Arrestimi i M.SH u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, u konstatua që mbante me vete një armë zjarri të tipit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në lagjen “Hajro Çakerri”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, poseduesin e armës së zjarrit, shtetasin:

M. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit