Në qarkun e Lezhës situata e motit është drejt përmirësimit.

Të gjitha rrugët nacionale janë lehtësisht të kalueshme. Po ashtu edhe rrugët që dje ishin të bllokuara dhe krijuar emergjencë, si ajo e aksit Lezhë-Milot dhe Rruga e Kombit.
Problematike paraqitet situata nga ngricat në disa pjesë të qytetit konkretisht në trotuare ku qytetarët kanë pasur vështirësi në lëvizje.
Punonjësit e bashkisë ndodhen në terren duke punuar për largimin e akullit. Po ashtu problem mbetet ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona.


