Lezhë/ Sekuestrohen armë zjarri dhe fidanë kanabisi. Arrestohen 5 persona, procedohen 5 zyrtarë

Mos i humb

Pesë persona janë arrestuarn dhe pesë të tjerë janë proceduar penalisht, pasi janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Mësohet se mbi të arrestuarit Astrit Lepuri, Elidon Vofi rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si dhe Nikolin Krepi, Arjon Marku, Gjon Krepi, banues në Lezhë, për rastin e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje në Gziq.

Ndërsa janë proceduar penalisht: Nikoll Kola me detyrë kryetar i fshatit Xhuxhë, Shkurt Marku Specialist i pyjeve Fan, për rastin e kultivimit në Xhuxhë, si dhe Pashk Lleshi detyrë kryetar i fshatit Pshqesh, Gjovalin Laska me detyrë specialist për pyjet në Njësinë Administrative Oros, Bardhok Ndreca me detyrë Administratori i Njësisë Administrative Orosh, Mirditë.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient që këta shtetas e kishin përshtatur për strehim u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit