Liban, kryeministri Hariri e tërhoqi dorëheqjen

Mos i humb

Kryeministri i Libanit, Saad Hariri deklaroi se ka tërhequr dorëheqjen e tij, duke thënë se qeveria miratoi një politikë të re konsensusi që duhet të qëndrojë larg konflikteve rajonale.

Hariri pas Këshillit të ministrave të zhvilluar nën drejtimin e Presidentit Mishel Van në rezidencës Baabda në Bejrut mbajti konferencë për media ku njoftoi se është tërhequr nga dorëheqja.

“Qeveria libaneze, e cila ka miratuar një politikë të re konsensusi, do të vazhdojë detyrën e saj, do të mbrojë marrëdhëniet e saj pa ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve arabe, do të qëndrojë larg konflikteve dhe luftërave”, tha Hariri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit