Libi, forcat qeveritare godasin militantët e Haftarit

Mos i humb

Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA) e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB) të hënën deklaroi se kishte kryer tre sulme ajrore ndaj milicisë së komandantit renegat Khalifa Haftar në juglindje të kryeqytetit Tripoli.

Pas sulmeve ajrore të milicisë në Tarhuna, një qytet 80 kilometra në juglindje të Tripolit, Mustafa al-Majei, zëdhënës i Operacionit të GNA-së “Vullkani i tërbimi”, tha për AA se në zonat në jug të Tripolit sundon një qetësi e kujdesshme.

Al-Majei konfirmoi se forcat qeveritare janë duke mbajtur pozicionet e tyre në zonat përreth Tarhuna-s.

Të shtunën, forcat e GNA-së filluan një operacion për marrjen e Tarhuna, një qytet me vlerë strategjike për Haftarin dhe njëherësh fortesa e tij të fundit e madhe në zonën përreth Tripolit.

Tarhuna është një pikë e rëndësishme e vatrës për milicitë e Haftarit në sulmin e tyre kundër Tripolit, si dhe për linjat e furnizimit të tyre nga baza ajrore Al-Jufra.

GNA ka qenë e sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, me më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë. Ajo filloi Operacionin “Stuhia e Paqes” më 26 mars për t’ju kundërpërgjigjur sulmeve ndaj kryeqytetit.

Që nga rrëzimi i sundimtarit disa dekadësh të vendit, Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy pushtete: ajo e Haftarit në Libinë lindore, e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit