Libi, humbin jetën 3 fëmijë nga granatimet

Mos i humb

Tre fëmijë humbën jetën si pasojë e granatimeve me mortaja në lindje të Libisë, nga forcat besnike të komandantit Khalifa Haftar, bëri të ditur sot Qeveria e Pajtimit Kombëtar (QPK) e njohur nga OKB-ja.

“Granatimet synuan një shtëpi në lagjen Salahuddin në jug të Tripolit”, tha Zyra për media e QPK-së në një deklaratë.

Sulmi ndodhi derisa luftimet u përshkallëzuan midis forcave të QPK-së dhe trupave të Haftar-it në jug të Tripolit.

Në muajin prill, forcat e Haftarit filluan një fushatë ushtarake për të marrë Tripolin nga QPK-ja e njohur ndërkombëtarisht. Por, deri më tani nuk ka arritur të avancojë, përtej kufijve të kryeqytetit libian.

Që nga përmbysja e udhëheqësit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, dy seli të pushtetit janë shfaqur në Libi, një në lindje të Libisë e mbështetur kryesisht nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe një tjetër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit