Liburn Aliu i zhgënjyer me Shpendin, ja çfarë thotë për të

Mos i humb

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish drejtori i urbanizmit, Liburn Ali , përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Kryesia e Vetëvendosje e ka pranuar dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, derisa ka shprehu zhgënjimin e tij kundrejt Ahmetit, shkruan Kosova Post.

Për më tepër Aliu, shkruan se është thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i padrejtë i Ametit edhe ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes.

“Ai e ka thyer besimin e të gjithëve”, ka shkruar Aliu në facebook.

Postimi i plotë i Liburn Aliut:

Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes. Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës. Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit