Lideri i Afrikës së Jugut vlerëson muslimanët për kontributin në ekonomi

Mos i humb

 

Presidenti i ri i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, ka vlerësuar muslimanët për kontributin e tyre në ekonominë e vendit.

“Unë isha duke thënë, pavarësisht se popullsia muslimane është vetëm 1,6 për qind, ata kontribuan me 10 për qind në ekonominë e 55 milionë njerëzve”, tha presidenti Ramaphosa në një sofër iftari të shtruar në Cape Town.

Presidenti Ramaphosa i kreu lutjet e mbrëmjes së bashku me udhëheqësit e Këshillit Gjyqësor Musliman, i cili e kishte ftuar atë.

Ai poashtu vlerësoi muslimanët për pjesëmarrje në çdo sektor që lidhet me ekonominë, duke përfshirë qeverinë, gjyqësorin dhe bizneset.

Ramaphosa tha se muslimanët e Afrikës së Jugut janë duke bërë një punë të mirë në vullnetarizëm për të ndihmuar njerëzit me pak fat.

Ai poashtu dënoi terrorizmin dhe tha se Afrika e Jugut nuk do të jetë një vendqëndrim për terroristët.

Presidenti i Afrikës së Jugut tha se Islami kurrë më nuk do të ndalohet në Afrikën e Jugut sikur që ishte qindra vjet më parë.

Më 15 shkurt, Ramaphosa zëvendësoi ish-presidentin Jacob Zuma, pasi ky i fundit u detyrua të dorëzohet pas presionit nga partia qeverisëse ANC.

Mandati i Zuma-s në detyrë u prish nga korrupsioni dhe fraksionizmi.

66-vjeçari Ramaphosa ka premtuar një “agim të ri” në qeverinë e tij. Disa zyrtarë të korruptuar tashmë janë shkarkuar, ndërsa është themeluar një komision hetimor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit