Lideri i Iranit dhe ai i Katarit diskutojnë përshkallëzimin në Gjirin Persik

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar përshkallëzimin e fundit në Gjirin Persik.

Siç njofton presidenca iraniane, Rouhani dhe Al Thani po ashtu diskutuan marrëdhëniet me SHBA-të.

“Irani me kujdes monitoron të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet e amerikanëve, por kurrë nuk do të bëhet pala që fillon ndonjë koflikt ose tension në rajon”, tha Rouhani, duke iu referuar tensioneve në rritje javëve të fundit në Gjirin Persik midis Iranit dhe SHBA-ve.

Presidenca iraniane njofton se Al Thani tha se të gjithë aktorët në rajon duhet të veprojnë bashkërisht për të de-shkallëzuar tensionet.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-ve u rritën pasi Teherani kreu një lëshim në hapësirë që mund të avanconte programin e raketave të vendit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi marinës së tij të rrëzonte çdo armë iraniane në Gjirin Persik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit