Lideri opozitar rus pas rehabilitimit nga helmimi i vendosur të kthehet në Rusi

Mos i humb

Aleksei Navalny, lideri opozitar rus në një intervistë për CBS është shprehur i gatshëm që të kthehet në Rusi, edhe pse Kremlini është duke bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar kthimin e tij në Rusi.

Ai foli nga Berlini, ku po shërohet nga helmimi me agjentin nervor Noviçok dhe laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi, si dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike kanë konfirmuar se Navalny është helmuar meagjentin nervor sovjetik.

Kremlini e mohon helmimin e tij dhe Qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin. Navalny, kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, përsëriti për CBS-in se është i sigurt se Putin është përgjegjës për helmimin e tij.

“Unë mendoj se Putin përdor armë kimike për të bërë dy gjëra – për të më vrarë dhe për t’i tmerruar të tjerët”, tha Navalny.

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian  ra dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë dhe një subjekti, për helmimin e tij.  Navalny ka dalë nga spitali në Berlin më 22 shtator, pasi ka kaluar 32 ditë në klinikë. Sipas CBS-it, ai është ende nën mbrojtjen e Qeverisë gjermane, sepse ka frikë se mund të jetë shënjestër e një helmimi tjetër.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit