Lieberman: Izraeli nuk do të bashkëpunojë në hetimet për Gazën

Mos i humb

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman, deklaroi se vendi i tij, nuk do të bashkëpunojë me ndonjë hetim të mundshëm ndërkombëtar, lidhur me vrasjen e 15 palestinezëve në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës.

“Grupi i hipokritëve që kërkojnë një komision hetimor, duhet të ketë të qartë se nuk do të ketë një gjë të tillë”, tha Lieberman në një kumtesë të shkruar.

“Nuk do të ketë një hetim ndërkombëtar. Nuk do të bashkëpunojmë me asnjë hetim të këtij lloji”, thuhet më tej në kumtesë.

Lieberman kritikoi kryetaren e re të partisë majtiste Meretz, Tamar Zandberg, e cila kërkoi një hetim për vrasjet e palestinezëve në afërsi të kufirit në Gaza, duke thënë se partia e saj, më shumë ka përfaqësuar palestinezët se sa izraelitët.

Të paktën 15 palestinezë nga Rripi i Gazës u vranë dhe rreth 1.400 u plagosën, kur forcat izraelite hapën zjarr të premten kundër demonstruesve të cilët ishin mbledhur me rastin e “Ditës së Tokës”, që është një simbol i rezistencës ndaj pushtimit izraelit.

Me tubimet e së premtes kanë filluar protestat 6-javore të cilat do të kulmojnë më 15 maj kur palestinezët shënojnë “Nakba” (katastrofën), ditën kur u themelua Izraeli./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit