Liga Arabe bën thirrje për armëpushim në veriperëndim të Sirisë

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul-Gheit tërhoqi vëmendjen mbi tensionet ushtarake në veriperëndim të Sirisë dhe bëri thirrje për zbatimin e armëpushimit.

Në një deklaratë me shkrim Aboul-Gheit vuri në dukje se tensionet ushtarake kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe rajonit. Ai bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të armëpushimit në veriperëndim të Sirisë.

“Kjo situatë shkakton përkeqësimin e mëtejshëm të terrenit në Siri dhe vështirëson shansin për një zgjidhje paqësore në krizën e Sirisë”, deklaroi Aboul-Gheit duke shtuar se në tensionet e paraqitura në Siri janë të përfshirë fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai tha se situata e tensionuar ndikon negativisht në sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë dhe rajonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit