Liga Arabe nuk do të diskutojë që Sirisë t’i kthehet anëtarësimi

Mos i humb

Nga Liga Arabe kanë njoftuar se në samitin që planifikohet të mbahet në Tunizi në fund të këtij muaji nuk do të vjen në rend dite çështja e riaktivizimit të anëtarësimit të Sirisë.

Zëdhënësi i Ligës Arabe, Mahmoud Afifi, në një konferencë për media në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, tha se “Riaktivizimi i anëtarësimit të Sirisë në Ligën Arabe nuk ka ardhur në rend dite në mbledhjet e zhvilluara para samitit”.

Ai tha se rikthimi i anëtarësimit të Sirisë nuk është në rend të ditës dhe se asnjë palë nuk ka bërë propozim zyrtar për këtë çështje. Afifi nënvizoi se në samitin që do të zhvillohet në Tunizi në rend dite është kriza në Siri.

Liga Arabe në nëntor të vitit 2011 pezulloi anëtarësimin e Sirisë, pasi regjimi i Asadit përdori forcën ushtarake për të shtypur kryengritjen popullore. Pas vizitës së zhvilluar në nëntor 2018 nga presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir në Damask në rend dite erdhi rianëtarësimi i Sirisë në Ligën Arabe dhe u vërejt se disa vende ndezën ‘dritën jeshile’ për regjimin e Asadit.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry në një deklaratë javën e kaluar në kryeqytetin e Omanit, Maskat, deklaroi se “Egjipti nuk ka vendosur ndonjë parakusht për rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe”.

Është planifikuar që takimi i 30-të i Ligës Arabe të mbahet më 31 mars në Tunizi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit