‘Ligjet’ miratojnë koalicionet me listë unike, ndërpritet mbledhja për propozimin e garimit të kryetarit në 4 zona zgjedhore

Mos i humb

Komisioni i Ligjeve ka miratuar me shumicë votash propozimin e PS për koalicione parazgjedhore me listë unike shumëemërore.

Ky është nëni 65, pika 3 që propozoi Damian Gjiknuri në Komision, dhe me draftin e ri shkruhet se koalicionet duhet të deklarojnë partinë udhëheqëse dhe marrëdhëniet reciproke mes koalicioneve rregullohen brenda koalicionit.

‘’Në nenin 65, shtohet pika 3, në momentin e regjistrimit koalicioni duhet të deklarojë partinë udhëheqëse. Dhe kriteret përmbushen nga partia udhëheqëse. Marrëdhëniet reciproke mes tyre, rregullohen në koalicion. Ky është nenin ose pika 3 e nenit 65. ‘’- tha Gjiknuri.

‘’Miratohet ndryshimi neni 65, pika 3 të Kodit Zgjedhor.’’- deklaroi kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

Ndërkohë opozita parlamentare e ka bojkotuar mbledhjen dhe nuk e pranon draftin e ri të mazhorancës, por mbledhja vijon për propozimin që kryetari i partisë të mund të kandidojë në 4 zona zgjedhore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit