Ligjëvenësit nuk “merren” me INTERPOLIN, ja aryeja?

Mos i humb

Komisioni për Punë te Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka eliminuar nga rendi i ditës diskutimin rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Xhelili propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës duke thënë se nuk ka material për të diskutuar, poashtu sipas tij as Qeveria nuk ka sjell ndonjë material mbi të cilin do duhej të diskutonin.

Propozimin e deputetit Fatmir Xhelilit e mbështeti edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i cili theksoi se duke mos pasur material nuk mund të diskutojmë, edhe pse komisioni përkrah Qeverinë në procesin e INTERPOLIT dhe do të vazhdoj edhe me teje.

Me mbështetjen anëtarëve të komisionit ka hequr dorë nga kjo pikë e rendit të ditës.

Ndryshe, Komisioni ka formuar grupin punues për Mbrojtjen e të dhënave Personale, raporton Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit