Limaj: Emocionuese parakalimi i pasardhësve të UÇK-së në përvjetorin e Pavarësisë

Mos i humb

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, duket të ketë qen i emocionuar nga parakalimi i Ushtrisë së Kosovës sot në sheshet e kryeqytetit, për faktin se ky ishte një parakalim i veçantë me uniformën ndryshe nga vite e tjera.

Ndryshe, Limaj përmes një postimi në Facebook, ka përshëndetur këtë parakalim, derisa shprehet se është emocion i veçantë të shohësh pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  në parakalim në  përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës.

Jo vetëm Limaj, por edhe të gjithë pjesëmarrësit, ngase Kosova shënoni kët përvjetor  me një të drejtë legjitime, themelimin  e Ushtrisë.

Postimi i plotë i Limajt:

Emocion i veçantë t’i shohësh pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke parakaluar në sheshin “Skënderbeu”, në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Limaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit