Limaj me ambasadorin hungarez, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, e me theks të veçantë për fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Limaj tha se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, për Kosovën nënkupton njohje nga ana e shtetit serb si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtare.

“Marrëveshja përfundimtare me Serbinë për ne nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë. Ambasadori Markuzc u shpreh se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ai ofroi mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, ka shkruar Limaj në Facebook./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit