Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, përmes rrjetit të tij social në facebook.
Limaj ka shprehur ngushëllimet më të thella për humbjen e babit të heronjëve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinaj, dhe se në emër të Nismës Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e bacës Hilmi.
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e babait të heronjve të Kosovës, Luan e Shkelzen Haradinajt, bacës Hilmi.
Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryministrit Haradinaj, familjes dhe gjithë miqve të bacës Hilmi! Bacën Hilmi do ta kujtojmë gjithmonë si një burrë të urtë, i cili i dha shumë Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës se tij! Pusho i qetë baca Hilmi! FL./Kosova Post/