Limaj uron nga BIK: Paqja, mëshira dhe dashuria qoftë te të gjithë njerëzit

Mos i humb

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar besimtarët për më shumë begati, lumturi dhe dashuri në çdo familje.

Limaj i shoqëruar edhe me ministra të kësaj partie ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka falënderuar udhëheqësit e saj për punën e bërë.

“Të gjithë besimtarëve t’ia urojmë ditën e Bajramit, po ashtu me iu lut Zotit me ua pranua sakrificën e një muaji të agjërimit. Ramazani si muaj i vetëmohimit, sakrificës mbush me mëshirë, paqe, dashuri, përkujdesje, solidaritet për të gjithë njerëzit. E shfrytëzova rastin që Myftiun me falënderu për angazhimin që e kanë bërë me të gjithë ekipin anë e kënd Kosovës. Paqja, mëshira dhe dashuria qoftë te të gjithë njerëzit. Të gjithë besimtarëve tanë iu uroj Bajramin, uroj që begatia e Zotit, lumturia, dashuria të jetë në çdo familje”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit