Limonada e Turmerikut Kundër Depresionit Dhe Ankthit

Mos i humb

Dashamirësit dhe kureshtarët për pasurinë e erëzave për shëndetin duhet ta lexojnë patjetër këtë artikull.

Bën fjalë për dy prej erëzave më të mira për shëndetin e njeriut, turmerikun dhe shafranin e Indisë.

Nëse deri më tani keni menduar që janë të njëjtat, prej ngjyrës së verdhë, është koha të mësoni të vërtetën.

Turmeriku dhe shafrani i Indisë nuk janë e njëjta gjë.

Është e vërtetë që turmeriku shpesh përdoret si zëvendësues i shafranit por janë dy erëza të ndryshme,.

Shafrani është një erëz që kushton shumë shtrenjtë, turmeriku ndjeshëm më pak.

Turmeriku bën pjesë në familjen botanike të xhenxhefilit dhe ka një ngjyrë të artë.

Ky zhardhok rritet nën tokë, mblidhet dhe shtypet për të krijuar erëzën e famshme.

Shafrani nga ana tjetër mblidhet me dorë nga lulet dhe kërkon një punë të madhe manuale, gjë që i jep edhe vlerën e shtrenjtë.

Ai mblidhet nga një lule me tre stigma të ndryshme në pistil dhe në periudha specifike të vitit dhe të ditës për të krijuar shiritat e madhërishëm të kuq që sot i gjejmë të thatë dhe në paketime të ndryshme.

Shafrani i Indisë është një erëz që ka ndikim të fuqishëm kundër mbipeshës por edhe ankthit, depresionit dhe kancerit.

Turmeriku është një oaz i vitaminave E dhe C, hekurit dhe manganit.

Kjo erëz ka gjithashtu një ndikim të fortë në energjinë e trupit, kundër inflamacionit, artritit por edhe problemeve mendore dhe veçanërisht depresionit.

Ekspertët thonë se në aspekt vlerash, të dy erëzat janë shumë të mira për shëndetin e njeriut dhe ai duhet t’i ketë të dyja në kuzhinë dhe ndryshimi thelbësor është tek çmimi.

Limonada e Turmerikut Kundër Depresionit

Siç e thamë edhe më lart turmeriku dhe shafrani janë dy erëza të mira kundër ankthit, problemeve mendore dhe depresionit.

Megjithatë, për të marrë këto përfitime nuk është e domosdoshme të zbrazësh kuletën, por të zgjedhësh turmerik të mirë.

Përbërësit:

4 lugë gjelle turmerik të freskët

Gjysëm filxhan çaji lëng limoni të freskët

Gjysëm filxhan çaji lëng të freskët portokalli

5 gota ujë

3 lugë gjelle mjaltë

2 lugë çaji xhenxhefil të grirë.

Përgatitja:

Ziejeni ujin në një çajnik. Turmerikun dhe xhenxhefilin hidheni në një kavanoz qelqi dhe kur uji të ketë marrë valë hidheni me kujdes në kavanoz.

Pas disa minutave shtoni mjaltin. Përziejini mirë dhe më pas kullojeni lëngun.

Në limonatë shtoni lëngun e freskët të limonit dhe portokallit dhe pijeni kur lëngu të jetë ftohur.

Në të mund të shtoni edhe pak piper të zi pluhur sepse rrit aftësinë e trupit për të përthithur vlerat e turmerikut me 2000 përqind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit