Liria e Shtypit, Meta: Mediat në vend censurohen nga qeveria dhe kontrollohen nga oligarkët

Mos i humb

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, thekson se mediat në vend kontrollohen nga qeveria dhe oligarkët.

Në një postim në facebook ai shkruan se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarë janë shtuar, sëbashku me censurën dhe autocensurën.

Sipas Metës liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe se kjo duhet të mbrohet dhe inkurajohet çdo ditë.

NJOFTIMI

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën. Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit