Lirimi me kusht, shtyhet seanca ndaj Lulzim Berishës

Mos i humb

Gjykata e Lartë nuk ka shqyrtuar as ditën e sotme rekursin për lirimin me kusht të kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Kjo për arsye sepse mungonte avokati mbrojtës i Berishës.

Gjatë seancës së anëtarët e Gjykatës së Lartë vendosën qe të përsëriten njoftimet, por edhe të caktohet një tjetër avokat kryesisht.

Gjykata e Lartë në seancën e kaluar la edhe disa detyra ku kërkoi të merrte informacion nga prokuroria e Durrësit, nëse Berisha mbante kontakt me shërbimin e provës apo jo.

Lulzim Berisha fitoi lirinë me kusht pas garancisë së dhënë për punësimin e tij edhe nga Bashkia e Durrësit, ndërsa më herët vetë gjykata e Lartë kishte ulur dënimin e tij nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg.

Seanca e radhës u la më 23 nëntor ora 09:30.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit