Lirohet Naser Kelmendi, gjykimi përsëritet pjesërisht

Mos i humb

Naser Kelmendi nga dita e djeshme është lëshuar në liri, ndërsa Gjykata e Apelit të Kosovës ka vendosur për rigjykimin për pikën e aktakuzës në të cilën ai ishte shpallur fajtor me vendim të shkallës së parë nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Besnik Berisha, avokati Naser Kelmendi, konfirmoi për AA se klienti i tij u lirua dje. Berisha tha se Gjykata e Apelit të Kosovës hodhi poshtë plotësisht ankesën e Prokurorisë dhe anuloi vendimin e shkallës së parë.

“Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë në tërësi. Është konfirmuar pjesë e gjykimit për lirimin nga akuza dhe u kthye në rigjykim të pjesës në të cilën është dënuar”, tha Berisha.

Në shkurt të këtij viti, Naser Kelmendi u shpall fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me 6 vjet burg

Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli në atë kohë Naser Kelmendin fajtor në pika 8 të aktakuzës që e akuzon atë me shitjen e 25 kilogramëve të substancës narkotike, heroinës së bardhë.

Kelmendi u lirua nga akuza për krim të organizuar, si dhe për organizimin e vrasjes së Ramiz Delaliç apo vrasjes së Delaliç, që thuhet se është kryer në vitin 2007 në Sarajevë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit