Lironte të dënuarit përjetë, Enkeleda Hoxhës i refuzohet kërkesa për lirim nga qelia

Mos i humb

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, e cila është akuzuar për korrupsion dhe po qëndron prej 5 muajsh në qeli.

Avokati i saj ka paraqitur para gjykatës raportet psikologjike për fëmijën, raport rëndimi shëndetësor i djalit, si edhe raport mjekësor i babait të saj.

Kjo është hera e tretë në Apel e refuzimit të kërkesës për liri dhe katër herë në Shkallën e Parë.

Endeleda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, së bashku me 9 persona të tjerë pasi kishin krijuar një skemë për lirimin e të dënuarve përjetë apo për vepra të rënda penale kundrejt përfitimit monetar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit