Liruan skafistin që po trafikonte sirianët nga Vlora drejt Italisë, burg 5 rojeve bregdetare

Mos i humb

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për 5 rojet bregdetare, të cilët liruan skafistin që do të transportonte 55 sirianë me gomone drejt Italisë.

Në burg do të qëndrojnë Bledar Bufaj, Sejfulla Beja, Besmir Mece, Ardit Alikaj dhe Roland Cani

Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit