Lista Serbe reagon për prezencën e Njësive Speciale në Mitrovicë

Mos i humb

Prezencat e forcave të shtuara të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë nxitur reagimin e Listës Serbe.

Së fundi ka reaguar zv/ministri i brendshëm që vjen nga Lista Serbe, Milan Radojeviq.

Ky i fundit ka thënë se nuk e ka pasur asnjë informacion në lidhje me dërgimin e Njësive Speciale në Mitrovicë.

Radojeviq ka deklaruar se me këtë çështje është marrë vetëm Policia e Kosovës, dhe ai nuk ka pasur çasje në këto informacione.

Ndryshe, një numër i serbëve aktualisht janë mbledhur para objektit të Gjykatës në Veri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit